Arsenali spektakël në Emirates, tronditë skuadrën ruse

22:54 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

Arsenali i ka dhënë fund shpresave të CSKA Moscow për të vazhduar ëndrrën e tyre tutje në UEFA Evropa Ligë.

“Topçinjtë” kanë siguruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 në takimin e parë në kuadër të çerekfinaleve në Evropa Ligë të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) si nikoqir në Emirates, shkruan portali arbresh.info.
Aaron Ramsey (9′) (28′) dhe Alexandre Lacazette (23′) (35′) realizuan golat për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi mesfushori Aleksandr Golovin me një super goditje nga gjuajtja e lirë.

Mesut Ozil, i cili bëri kontribuoi me dy asistime në këtë ndeshje, tregoi klasin e tij në golin e dytë të bukur realizuar nga Aaron Ramsey.

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kishin një paraqitje të mirë, por reprezentuesi i Zvicrës kishte më shumë ndikim në lojë.

Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin VEB Arena./arbresh.info/

Shikoni më poshtë të gjitha golat:

Të ngjashme