Gazeta ‘The Times’ pretendon që Arsenali beson në nënshkrimin me Max Allegrin, por shumica e gazetave italiane besojnë se ai do të vazhdojë qëndrimin në Juventus.
Zonja e Vjetër është e gati për të përfunduar sezonin për të katërt herë radhazi duke fituar nga dy tituj – Kupën e Italisë dhe Serie A, të cilën mund ta sigurojnë gjithashtu për të shtatin vit radhazi, transmeton portali arbresh.info.
Allegri është përfolur për detyrën në Arsenal pas njoftimit nga Arsene Wenger që do të largohet me përfundimin e këtij sezoni.
Bazuar në gazetës ‘The Times’ në Angli, Arsenali beson se ata kanë bërë një hap të madh përpara gjatë bisedimeve dje dhe madje kanë diskutuar për stafin, buxhetin e transferimeve dhe agjentin e tij.
Megjithatë, shumica e raporteve nga mediat në Itali besojnë se Allegri do të vazhdojë qëndrimin në Juventus të paktën edhe për një vit tjetër./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...