Pavarësisht paraqitjes pa gola 0 me 0 në Emirates mbrëmjen e sotme (e enjte), Arsenali ka siguruar një vend të raundin e ardhshëm të UEFA Evropa Ligës duke vazhduar gjithashtu i pamposhtur në 15 ndeshje radhazi (13 fitore, dy barazime – brenda të gjitha kompeticioneve).
“Topçinjtë” janë ndarë baras pa gola në takimin e zhvilluar si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së katërt në Grupin E në UEFA Evropa Ligë kundër Sportingut, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse dominuan gjatë gjithë ndeshjes, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Unai Emery nuk arriti të gjej rrjetën e mysafirëve.
Vlen të përmendet që Arsenali humbi yllin Danny Welbeck gjatë pjesës së parë të ndeshjes pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në këmbë. Lojtari lëndoi këmbën e djathtë pas një dueli në ajër kur u rrëzua në tokë duke e shtypur atë.
Një nga rastet më të mira ndodhi në fund të pjesës së dytë kur O’Connor u ndëshkuar me karton të kuq duke shkaktuar një ndërhyrje të palejuar në prag të zonës së penaltisë ndaj Pierre Emerick Aubameyang, por sulmuesi gabonez nuk u tregua i saktë me goditjen e tij.
Sidoqoftë, Arsenalit i mjaftoi një pikë nga ky takim për të vazhduar tutje në raundin e ardhshëm të kompeticionit të dytë më të madh evropian.
Ata qëndrojnë në krye të grupit me 10 pikë (tri fitore, një barazim), ndërsa Sportingu qëndron në pozitën e dytë me shtatë pikë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...