Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, ka thënë se Thomas Lemar mund të largohet nga klubi gjatë këtij muaji.
Arsenali është klubi më interesuar për shërbimet e tij dhe do të bëjnë një ofertë të re për talentin francez.
Topxhinjtë ishin shumë afër transferimit të Lemarit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, por në momentet e fundit ishin tërhequr dhe bllokuan transferimin e Alexis Sanchez në Manchester City.
Manchester City nuk hequr dorë nga transferimi i kilianit dhe besojnë se gjatë kësaj jave do ta transferojnë atë për vlerën e 30 milionë funteve.
Arsenali dëshiron një zëvendësim para se ta lejojnë ish anëtarin e Barcelonës të largohet dhe po ashtu Lemar është i interesuar që karrierën ta vazhdoj në Premierligë.
Trajneri portugez, Jardim ka aloduar se kampionët francez janë të gatshëm të bëjnë biznis në këtë muaj.
“Ne zakonisht nuk shesim lojtarët tanë në afatin kalimtar të dimrit”, tha Jardim.
“Por, muaji është i gjatë dhe mund të ndodhin shuëm gjëra”, ka deklaruar trajnerin Jardim.
Besohet se Monaco e vlerëson Lemarin rreth 92 milionë funte dhe presin nga Liverpooli që ta rivalizojnë Arsenalin.
22 vjeçari këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke shënuar vetëm dy gola. /arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...