Google ADS

Arsenali shpreson për titull në Premierë Ligë? Përgjigjet Unai Emery

21:36 | 26 Tetor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery beson se është shumë shpejtë për të vendosur skuadrën e tij ndër konkurrentët për titull në Premierë Ligë.

“Topçinjtë” kanë shijuar një fillim sensacional pas përfundimit të epokës së Arsene Wenger duke regjistruar shtatë fitore radhazi nga nëntë ndeshjet e tyre të para, transmeton portali arbresh.info. Ata janë aktualisht në pozitën e katërt të tabelës në Premierë Ligë me dy pikë më pak si lideri – Manchester City.

Arsenali ka fituar 11 ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompeticioneve, prandaj besimi në stadiumin Emirates është i madh.

Kur është pyetur nëse ata janë konkurrent për titullin në Premierë Ligë, Emery u përgjigj:

“Çdo ndeshje është në fokusin tonë. Fokusi jonë është të dielën. Nëse ju fitoni ose humbni të dielën, do të jetë një moment shumë i vështirë më pas”

“Kur ne e nisëm me dy humbje nga dy ndeshjet e para, ndoshta shumë njerëz kanë menduar se mund të jetë një mënyrë shumë e vështirë për klubin këtë sezon. Tani, kur ne jemi duke fituar, ndoshta të njëjtit njerëz mendojnë se ne jemi rrugës për të arritur në top katërshe”

“Gjithashtu, edhe për mua, është balanci kur ju fitoni ose humbni, kur ju jeni duke bërë progresin tonë balanci duhet të jetë në mes”

“Ne nuk jemi skuadra më e mirë tani dhe kur ne humbëm, ne nuk ishim skuadra më e keqe”

“Ne jemi një skuadër e mirë që ka nevojë të përmirësoj shumë gjëra dhe të ketë më shumë besim, përgjegjësi dhe ambicie për të fituar”

“Ne kemi një shpirt shumë të madh për të punuar së bashku me një kërkesë shumë të madhe”

Arsenali është në rangun më të gjatë të fitoreve radhazi që 11 vite dhe janë në kërkim të thyerjes së rekordin të tyre të mëparshëm prej 14 ndeshjeve radhazi të fituara.

Ndeshja në udhëtim kundër Crystal Palaces është përballja e tyre e ardhshme dhe Unai Emery beson se “Shqiponjat” janë më të mirë seç thonë rezultatet e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme