Arsenali është duke kërkuar që të përforcohet me Gabriel Jesusin për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Londra është duke kërkuar që të përforcohet me një sulmues për sezonin e ardhshëm, teksa ka gjasa të mëdha që të sigurojë një vend edhe në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetarit të afërt me klubin, Chris Wheatley, Arsenali thuhet se është duke e përgatitur një ofertë prej 42 milionë eurove për sulmuesin brazilian.
25-vjeçari mendohet se po e mendon largimin nga Manchester City, pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te kampioni në fuqi anglez.
Kontrata e Jesusit me “Qytetarët” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...