Arsene Wenger raportohet se është duke përgatitur një marrëveshje sensacionale për shkëmbim duke dhuruar superyllin kilian për të sjell si zëvendësues të tij yllin gjerman.
Arsenali raportohet se është duke menduar një marrëveshje madhështore për muajin janar që dhuron në shkërbim Alexis Sanchezin për yllin e Paris Saint Germainit, Julian Draxler, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i “Topçinjve” do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe vazhdon të jetë në kërkim të largimit nga klubi në Emirates. Ai besoj se do të kalonte te rivali në Premierë Ligë, por marrëveshja te Manchester City dështoi në minutën e fundit pasi skuadra londineze dështoi për të nënshkruar me zëvendësuesin e tij.
Megjithatë, ‘Daily Star’ pretendon që Arsene Wenger është duke menduar të ofrojë kilianin për të shkëmbyer atë me sulmuesin e PSG-së gjatë muajit janar.
Trajneri i klubit në Emirates ka qenë një admirues i gjatë i 24-vjeçarit dhe gjiganti francez besohet se dëshiron të shkarkojë yllin pavarësisht se e transferoi atë në janarin e kaluar.
Draxler shënoi në fitoren 6 me 2 ndaj Bordeauxit vikendin e kaluar dhe shihet nga Wenger si një zëvendësues i duhur për Alexis Sanchezit./arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...