Arsenali ka triumfuar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier ndaj Watfordit me rezultat 3-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin The Gunners, që realizuan me anë të Martin Odegaard pas vetëm pesë minutash lojë, me Bukayo Sakan që ishte asistuesi.
Por, Watfordi i barazoi shifrat vetëm gjashtë minuta me golin e shënuar prej Cuchos, që u asistua prej Kikos.
Mirëpo, Arsenali e riktheu epërsinë me golin e realizuar prej Sakas që shënoi në minutën e 30-të, e u ndihmua prej Alexandre Lacazettes.
45 minutat e dytë sërish filluan më mirë për mysafirët, pasi ia dolën të shënonin edhe golin e tretë të takimit.
Në minutën e 52-të, Lacazette ishte sërish asistuesi, ndërsa Gabriezl Martinelli realizoi për 3-1.
Deri në fund, Watfordi nuk u dorëzuar dhe arriti të bënte presion të lartë mbi Arsenali, duke shënuar për 3-2 me anë të Moussa Sissokos (87′), mirëpo fitorja u takoi londinezëve.
Pas javës së 28-të, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Manchester United që ka një ndeshje më pak dhe pas pak çastesh luan me Manchester Cityn.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...