Google ADS

Arsenali sërish kundër Bayernit

13:44 | 14 Mars 2017
Arbresh Info

Vetëm një javë pas eliminimit nga UEFA Liga e Kampionëve, Arsenali ka njoftuar se do të takohet sërish në kampionin në Bundesliga.

Gjiganti anglez ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se do të përballen me Bayern Munichun në një ndeshje miqësore në Shanghai, transmeton portali arbresh.info. Takimi ndërmjet dy klubeve do zhvillohet më 19 korrik në stadiumin e Shanghait si pjesë e kompeticionit ‘International Champions Cup’.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger është eliminuar nga kampioni në Bundesliga tri herë gjatë katër viteve të kaluara.

Si pjesë e parapërgatitjeve të sezonit të ardhshëm, “Topçinjtë” do të takohen edhe me liderin aktual në Premierë Ligë – Chelsean./arbresh.info

Të ngjashme