Arsenali thuhet se do të rivalizojë Liverpoolin në garën për sulmuesin e dëmtuar të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez aktualisht është i lënduar për të dhjetën herë te Barcelona dhe skuadra nga La Liga duket e gatshme të shkurtojë humbjet me shitjen e tij.
Klubi anglez, Liverpooli u tha se është shumë i interesuar të transferojë Dembelen në Anfield për një shifër rreth 80 milionë euro.
Megjithatë, Reds nuk do ta kenë të lehtë transferimin e francezit pasi do të kenë rivalë nga brenda kampionatin për transferimin e tij.
Sipas gazetës spanjolle AS, edhe Arsenali është i interesuar të transferojë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Rennes dhe Borussia Dortmundit.
Drejtuesit e Barcelonës thuhet se kanë diskutuar hapur idenë e shitjes së Dembeles dhe lojtari do ta gjej vetën në shitje kur të kthehet nga lëndimi.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...