Klubi i madh anglez, Arsenali po shikon mundësinë e transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese të Real Betisit, Nabil Fekir.
Sipas mediumit The Mirror, Arsenali është vendosur të rishikojë interesin e tyre për Fekir, ndërsa kërkojnë një zëvendësim për Dani Ceballos.
Topçinjtë morën mesfushorin spanjoll gjatë verës me një marrëveshje huazimi për një sezon nga Real Madridi, por Ceballos do të kthehet në Bernabeu.
Rikthimi i tij te Reali do të lë zbrazëti në mesfushën e klubit londinez dhe ata synojnë ta përforcojnë atë pozitë.
Fekir më parë ishte në interesin e Topçinjve, por ata e hodhën poshtë mundësinë për ta firmosur atë para se të largohej nga Lyoni verën e kaluar.
Por, pasi 26-vjeçari regjistroi shtatë gola dhe gjashtë asistime në La Liga këtë sezon, është rikthyer përsëri si objektiv i londinezëve.
Për francezin interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe Milani
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...