Emerson u transferua tek skuadra e Tottehnam në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por ka raportime se rivali i tyre, Arsenal e kishin mundësinë që të transferonin mbrojësin, por Arteta kishte dyshime të mëdha për aftësitë e tij.
Siç raporton ‘The Athletic’, Arsenali ishte në bisedime të avancuara me Barcelonën për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshinte Emerson Royal dhe Hector Bellerin por në fund, Arsenali ngeci, me Mikel Arteta që nuk ishte i bindur nëse Emerson do të përshtatej taktikisht për sistemin e tij të preferuar.
Pas kësaj, londinezët më pas i drejtuan sytë tek japonezi i Bolognas, Takehiro Tomiyasu.
Marrëveshja u përshpejtua në mënyrë dramatike një natë para afatit me Artetan që ishte një forcë lëvizëse prapa vendimit të klubit për të mbyllur këtë marrëveshje.
Spanjolli ishte këmbëngulës se Tomiyasu, ndryshe nga Emerson, ishte i përshtatshmi për ekipin e Arsenalit dhe kësisoj klubi londinez arritën marrëveshjen përfundimtare për rreth 15 milion funte në ditën e fundit të afatit.
Japonezi 22-vjeçar debutoi menjëherë në Premier Ligë me klubin pas mbërritjes në Londër, duke kompletuar 62 minuta në fitoren 1-0 të skuadrës së tij ndaj Norwich të shtunën. /LN/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...