Arsenali refuzon ofertë 50 milionëshe

08:51 | 30 Gusht 2017
Arbresh Info

Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë funta nga rivali i tyre në Premierë Ligë, Manchester City, për sulmuesin Alexis Sanchez.

28-vjeçari, i cili ka shënuar 24 gola sezonin e kaluar në Premierë Ligë, do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe dëshiron të luaj për trajnerin e Manchester Cityt – Pep Guardiolan, transmeton portali arbresh.info.

Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë funta nga Manchester City për sulmuesin Alexis Sanchez
Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë funta nga Manchester City për sulmuesin Alexis Sanchez

Arsenali ka refuzuar çdo përpjekje nga klubet e tjera rreth Sanchezit dhe do të dëshironte mesfushorin Raheem Sterling si pjesë e marrëveshjes para përfundimit të merkatos së transferimeve të enjten.

Por, Guardiola mësohet se dëshiron të sigurojë shërbimet e reprezentuesit kilian me një çmim direkt.

Sterling ka qenë pjesë e tri ndeshjeve të Manchester Cityt deri tani këtë sezon por pozita e tij në formacionin startues nuk është e garantuar pas arritjes së Bernardo Silvas nga Monaco këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme