Burime nga Italia kanë raportuar se Arsenali mund të bëjë së shpejti një lëvizje për transferimin e Samuel Chukwuezes, për ta mbuluar mungesën e Bukayo Sakas të lënduar.
Mikel Arteta do të donte që 2025-ta të ishte viti në të cilin Arsenali më në fund e ngre në qiell trofeun e Ligës Premier dhe për këtë synon që të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.
Me Sakan i cili do të mbetet jashtë fushave për disa javë pas lëndimit të muskujve hamstring, tekniku spanjoll ka vënë sytë tek Chukwueze si mbulim i anglezit.
Sipas raportimeve, Arsenali mund t’i ofrojë ‘Rossonerëve’ kartonin e Jakub Kiwior në një marrëveshje shkëmbimi për 25-vjeçarin, pasi klubi italian është i interesuar për polakun.
Lëndimi i Sakas është një goditje e rëndë për Arsenalin teksa ata po e ndjekin Liverpoolin në garën për titull.
Më herët gjatë këtij sezoni lëndimi i Martin Odegaard kishte dëmtuar shumë formën e ‘Topçinjve’ dhe Arteta po synon t’i shmanget këtij skenari.
Saka është paraqitur në të gjitha përveç tri ndeshjeve këtë sezon për Arsenalin, teksa në total numëron 250 paraqitje për ta ndonëse është vetëm 23-vjeçar.
Arteta nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të rikthehet Saka, por lëndimet e natyrës së tillë si ai që ka pësuar ylli anglez, mund ta lënë një lojtar jashtë fushave për gjashtë ose më shumë javë./Telegrafi/
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...