Google ADS

Arsenali pëson humbje nga Leicesteri

23:00 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Arsenali ka pësuar humbje me rezutlat 3-1 nga Leiceteri në King Power Stadium.

Sfida e cila filloi me intensitet të lartë i pa vendasit duke kaluar në epërsi pas 14 minutash lojë

Ishte Iheanacho ai që realizoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve me ndihmën e Diabates.

Vetëm një minut më vonë ishte Mavropanos ai që u përjashtua nga takimi me karton të kuq, kurse kjo ndikoi që Shkodran Mustafi të inkuadrohej menjëherë në lojë.

Me të nisur pjesa e dytë u paraqit Pierre Emerick Aubameyang i cili përkundër diferencës numerike në fushë tregoi se Arsenali nuk pajtohet aq lehtë me humbjen (53′).

Në vazhdim u zhvillua një lojë mjaft e ashpër mes dy skuadrave, ku Jamie Vardy (76′) realizoi nga penaltia për 1-0. Mkhitaryan e shkaktoi penaltinë.

Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati dhe me fitore prej 2-1, Leicesteri e mbylli këtë takim.

Arsenali me këtë humbje ka 60 pikë në vendin e gjashtë që dërgon në Europa League, kurse Leicesteri ka 47 pikë dhe është në vendin e nëntë, pa ndonjë gjasë për të luajtur në garat evropiane. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme