Google ADS

Arsenali pas sulmuesit serb Luka Jovic

21:16 | 5 Mars 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga Marca, Arsenali është i interesuar rreth mundësisë për të nënshkruar me Luka Jovicin nga Benfica.

Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë pjesë e klubit portugez që nga viti 2016 kur iu bashkua atyre nga Red Star Belgrade, transmeton portali arbresh.info.

Jovic është gjithashtu reprezentues i Serbisë dhe është paraqitur për vendin e tyre në Kampionatin Botëror 2018.

“Topçinjtë” tashmë kanë një numër të madh yjesh në listën e lojtarëve të tyre, por ata nuk ndalen së kërkuari edhe për opsione të tjera.

Jovic ka pasur një rekord të mirë te skuadra aktuale si një i huazuar Eintracht Frankfurt deri tani këtë sezon dhe raportet sugjerojnë se kjo ka tërhequr vëmendjen e Arsenali dhe se skuadra angleze është duke e vëzhguar atë nga afër.

Nuk besohet se Jovic është duke u menduar më shumë se një opsion rezervë i dyshes fantastike Aubameyang dhe Lacazette, por gjërat mund të ndryshojnë duke marrë parasysh talentin që thuhet se e posedon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme