Arsenali pas portierit të Benficas

23:14 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Arsenali thuhet se ka dërguar zyrtarë në Benfica për të vëzhguar portierin e shumëvlerësuar, Ederson.

23-vjeçari ka shkëlqyer në Portugali së fundmi dhe sipas raporteve të ndryshme nga mediat angleze, Manchester City është gjithashtu pas shërbimeve të tij, transmeton portali arbresh.info.

Forma e Petr Cech në Arsenal këtë edicion mund të jetë shqetësuese për trajnerin Arsene Wenger për shkak se portieri veteran nuk është duke u treguar ashtu siç ishte në Chelsea. “Topçinjtë” mund të jenë të gatshëm tani për të transferuar Edersonin si një zëvendësues afatgjatë i Petr Cechut.

Portieri Brazilian ka arritur të bëhet pjesë e formacionit starutes te Benfica sezonin e kaluar dhe që nga atëherë ka vazhduar zhvillimin.

Arsenali nënshkroi me Cechun sezonin e kaluar, por për shkak të moshës së tij, gjiganti londinez duhet së shpejti ta zëvendësoj atë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme