Google ADS

Arsenali pas Luizit dhe Lemarit? Përgjigjet Wenger

10:52 | 2 Janar 2018
Arbresh Info

Arsene Wenger ka mohuar raportet se Arsenali do të shtrojë oferta për mbrojtësin e Chelseat, David Luizin, dhe yllin e Monacos, Thomas Lemar, në janar.

Sipas raporteve të ndryshme, Wenger thuhej se ishte i gatshëm për transferim se ishte i gatshëm për të transferuar mbrojtësin e padëshiruar David Luiz, ndërkohë që klubi ka qenë duke kërkuar edhe transferimin e mesfushorit francez, Thomas Lemar, i cili refuzoi 92 milionë funta nga Arsenali verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk dua të flas për ndonjë emër të veçantë, por këto raporte janë të gabueshme”, ka thënë trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është ajo në mesjavë kundër kampionit në fuqi të Premierë Ligës- Chelseat./arbresh.info/

Të ngjashme