Arsenali synon të vazhdojë që të përmirësohet dhe tani ata kanë kthyer sytë te një yll në Serie A.
Bazuar në gazetën angleze ‘The Sun’, duket se skuadra e trajneri Unai Emery ka 90 milionë euro të gatshme për mesfushorin e Juventusit, Douglas Costan, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari brazilian ka arritur në Torino nga Bayern Munichu sezonin e kaluar, por duket se tani është në radarin e gjigantit londinez.
Unai Emery dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës për shkak se kishte mbetur i impresionuar me mënyrën se si luajti me skuadrën e tij kombëtare te Brazili gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Juventusi nuk dëshiron ta shes atë
Pavarësisht nënshkrimit me Cristiano Ronaldo, Juventusi nuk ka ndërmend aktualisht të shes atë sepse lojtari i pëlqen shumë trajnerit Max Allegri.
Juventusi nuk ka pranuar deri tani ndonjë ofertë zyrtare, andaj duket se e Douglas Costas do të jetë edhe sezonin e ardhshëm te “Zonja e Vjetër”./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...