Arsenali raportohet t’i ketë ofruar gjatë verës 40 milionë funta Real Madridit për mesfushorin Isco.
Spanjolli ka pasur një periudhë mjaftë të vështirë në kryeqytetin spanjoll duke bërë vetëm tri paraqitje në La Liga brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.
Duket madje se mesfushori me tipare sulmuesi nuk është pjesë e planeve të ‘Los Blancos’ për të ardhmen dhe ata dëshirojnë t’i ndajnë rrugët me ish lojtarin e Malagas.
Megjithatë, në mungesë të një oferte nga Manchester City i Pep Guardiolas, i cili më parë ka shfaqur interesim për të, Unai Emery dhe Arsenali kanë ofruar 40 milionë funta.
Oferta e “Topçinjve” ishte refuzuar dhe ata më pas zgjodhën huazimin e Dani Ceballos.
AC Milani mendohet të ketë menduar për të shfaqur interesim në merkaton e ardhshme të transferimeve, por vështirë se mund të shtrojnë ndonjë ofertë më të madhe që i është refuzuar Arsenalit./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit