Arsenali është në kontakt me sulmuesin e ri të Barcelonës, talentin Ousmane Dembele.
“Topçinjtë”, Chelsea dhe Liverpooli kanë qenë duke kërkuar shërbimet e Dembeles derisa lojtari vazhdon të ketë probleme për tu vendosur te Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Dembele është i frustruar me mungesën e tij në fushë gjatë këtij sezoni dhe personat pranë lojtarët kanë njoftuar drejtorët e Barcelonës se kanë pranuar oferta nga Anglia.
‘Don Balon’ raporton që Arsenali është klubi që ka shfaqur interesim serioz, ku Sven Mislinat, i cili nënshkroi me Dembelen nga Borussia Dortmundi, tani është në detyrë rreth politikave të transferimeve.
Bordi i Barcelonës ka mendime të ndryshme rreth situatës së Dembeles. Disa mendojnë që ia vlen për ta mbajtur në skuadër, ndërsa disa të tjetër besojnë që duhet shitur para se t’i bie vlera më shumë.
Mesazhi i kthyer drejtë Arsenalit është që dera nuk është e mbyllur dhe Dembele mund të shitet këtë verë./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin