Arsenali raportohet se do të lansojë një ofertë të re për mbrojtësin Daniele Rugani pasi oferta fillestare ishte refuzuar nga klubi i tij.
Unai Emery kërkon përforcime për pjesën në qendër mbrojtje pasi kapiteni Laurent Koscielny bëri të qartë që dëshironte të largohej nga Emirates këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
“Topçinjtë” raportohet të kenë kontaktuar Juventusin me qëllimin për të nënshkruar në formë huazimi për Ruganin me opsionin për blerjen e tij në formë të përhershme më pas, por kjo është hedhur poshtë nga kampioni në Serie A.
Bazuar në The Mirror, Arsenali ka “interesim të fortë” në Ruganin dhe do të rikthehet me një ofertë të përmirësuar para të enjtes si afatin e fundit.
Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici është në Londër nesër për të finalizuar transferimin e Joao Cancelos në Manchester City dhe do të flas edhe me Arsenalin rreth marrëveshjes me 28-vjeçarin.
Arsenali vazhdon të jetë në garë për mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney, por atyre i janë refuzuar dy oferta për reprezentuesin skocez./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...