Arsenali është në negociata paraprake me anësorin e Barcelonës, Malom, rreth një marrëveshje të mundshme për huazimin e tij kur të rihapet merkato e transferimeve.
Braziliani ka qenë shumë i kufizuar në Camp Nou dhe qysh pas transferimit të tij nga Bordeauxi ka bërë vetëm dy paraqitje në nivel kryesor, gjë që e ka lënë atë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari ishte një shkëndijë në Liga 1 duke shënuar 23 gola brenda 89 ndeshjeve për skuadrën franceze gjatë periudhës dy vjeçare duke ngjallur kështu interesim të jashtëzakonshëm në shumë klube në mbarë botën.
AS Roma fillimisht mendoi se ka bërë mjaftueshëm për të nënshkruar me të, por kampioni spanjoll rrëmbeu në minutën e fundit transferimin e tij për 40 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Malcom duket se tashmë është në kërkim të një sfide të re dhe Tottenhami ka përgatitur 44 milionë funta për talentin e ri, por Arsenali i është bashkuar garës për nënshkrimin e tij me një lëvizje edhe më të mençur.
Në vend se të shpenzojnë shuma të mëdha për transferimin e tij, “Topçinjtë” dëshirojnë të sigurojnë fillimisht transferimin e tij në formë huazimi në mënyrë që të kenë një pamje të qartë tek ai dhe të shohin nga afër se si po zhvillohet në futbollin anglez.
Ernesto Valverde duket se nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë atë në Camp Nou aktualisht për shkak të garës së madhe në linjën frontale ku janë edhe superyjet e tjerë si Lionel Messi, Luis Suarez, Ousmane Dembele dhe Arthur. Pra, kjo situatë në Camp Nou nuk pritet të ndryshojë së shpejti.
Nëse Arsenali mund të negociojë rreth një marrëveshje me Malcomin në janar ose verën e ardhshme, kjo do të ishte diçka madhështore për klubin, por edhe një lëvizje mjaftë e mirë kundër rivalit të madh – “Spursve”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...