Arsenali ka hapur bisedimet me skuadrën e Barcelonës në lidhje me transferimin e Samuel Umtitit.
Gazzetta dello Sport raporton se drejtori i “Topçinjve”, Raul Sanllehi, ka hapur bisedimet me drejtorin sportiv të Barcelonës – Erick Abidalin, transmeton portali arbresh.info.
Umtiti ka qëndruar jashtë fushës që nga muaji shkurt për shkak të një lëndimi në gju dhe ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga qysh pas rikuperimit.
Francezi nënshkroi gjatë verës kontratë pesë vjeçare me skuadrën në Camp Nou dhe ka një klauzolë astronomike prej 500 milionë eurove të inkuadruar në kontratën e tij.
Barcelona mësohet se është e gatshme për t’ia zvogëluar pagën atij në fund të sezonit derisa vazhdojnë përpjekjet për të joshur në klub talentin Matthijs de Ligt nga Ajaxi./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...