Arsenali është afër marrëveshjes për të nënshkruar me yllin e CSKA Moscow, Aleksandr Golovin.
Sipas raporteve të ndryshme, “Topçinjtë” kanë qenë duke negociuar me klubin rus dhe tani kanë arritur një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info. Një tarifë prej 10 milionë funta raportohet se është pranuar për reprezentuesin rus 21-vjeçar të shumë vlerësuar.
Si një mesfushor, ai u bë pjesë e skuadrës së formacionit startues në vitin 2015. Që nga atëherë ai është bërë njëri nga yjet më të mëdhenj të klubit.
Ai ka shënuar tri gola dhe ka regjistruar katër asistime në të gjitha kompeticionet këtë sezon ku CSKA Moscow përfundoi në pozitën e dytë.
Golovin është i shpejtë dhe një lojtar teknik që ka aftësi të mira për të ndalur kundërshtarin dhe në pasime./arbresh.info
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...