Dominik Szoboszlai po konsiderohet si njëri nga futbollistët më të talentuar në Evropë.
Mesfushori hungarez prej dy vitesh është pjesë e RB Salzburg ku luan rregullisht dhe është lojtari kryesor i tyre.
Ai tanimë ndiqet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Milanin, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, RB Leipzig, Arsenal, Borussia Dortmund e Paris Saint Germain.
Por duket se Arsenali është një hap para ekipeve tjera për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar hungarez.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Arsenali tanimë është në bisedime të avancuara me Salzburgun dhe agjentin e lojtarit.
Topçinjtë janë në ofensivë të plotë për të nënshkruar me lojtarin në janar dhe tanimë bëhet e ditur edhe oferta që i kanë bërë kampionëve në fuqi të Austrisë.
Skuadra londineze është gati të shpenzojë 29 milionë euro për transferimin e lojtarit në Londër.
Do të jetë një fitim i mirë për klubin austriak, pasi ata kishin shpenzuar vetëm 500 mijë euro për transferimin e tij nga Videoton.
Szoboszlai që luan në rolin e mesfushorit anësorë dhe organizativ, këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje ku ka shënuar pesë gola e ka bërë tetë asistime.
Gjithnjë sipas medieve angleze, lojtari i ka dhënë një ‘po’ Arsenalit dhe tanimë pritet vetëm marrëveshja finale mes klubeve. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...