Arsenali në epërsi kundër Milanit, shënon Mkhitaryan

19:22 | 8 Mars 2018
Arbresh Info

Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër AC Milanit.

“Topçinjtë” kanë realizuar për 0 me 1 në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë kundër gjigantit italian, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan arriti të mposhtë portierin Donnarumma nga afërsia me një goditje të fuqishme e cila devijua gjithashtu nga mbrojtja e “Rossonerëve”.

Goli nga skuadra e trajnerit Arsene Wenger erdhi në minutën e 15′ të ndeshjes në San Siro.

Reprezentuesi gjerman Mesut Ozil ishte asistues i këtij goli mjaftë të rëndësishëm për gjigantin anglez./arbresh.info/

Shikoni golin më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme