Arsenalin po vazhdon “gjahun” në Spanjë. Kësaj radhe londinezët i kanë vënë syrin për transferim, Martin Zubimendit, futbollistit të Real Sociedadit.
Negociatat janë duke u zhvilluar në prapaskenë me palën e lojtarit për të përfunduar marrëveshjen për korrikun e këtij viti, raporton Daily Mail.
Real Sociedad nuk ka në plan ta lërë atë të largohet tani, por Arsenali është i vendosur në klauzolën prej 60 milionë euro në verë.
Detajet e fundit kyçe do të zgjidhen me kampin e Zubimendit.
Me kontratën e diskutuar, Arsenali ka besim se do të vazhdojë deri në arritjen përfundimtare të marrëveshjes.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Zubimendi do t’i bashkohet “Topçinjve” në korrik të këtij viti.
Spanjolli, 25-vjeçar ka një kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2027./Arbresh.info
Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kon...
Kurti nga Kishnica zotohet se do t’i bëjnë 500 mijë vota me ...
Trajneri i Al-Hilal flet për nënshkrimin e Salah
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në fuqi mëngjesin e...
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vësh...
Komandanti i KFOR-it takon shefen vëzhguese të Misionit të B...