Arsenali është në bisedime me Mino Raiolan rreth një marrëveshje të mundshme me mbrojtësin e AS Romas, Kostas Manolas.
Gazetari në Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka zbuluar se “Topçinjtë” janë duke diskutuar rreth një marrëveshje prej 31 milionë funtash, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari është në dispozicion për 31.1 milionë funta (36 milionë euro) për shkak të klauzolës së blerjes së vendosur në kontratën e tij.
Dhe Arsenali është në bisedime me agjentin e reprezentuesit grek – Mino Raiolan, të cilit i është dhënë një ndalesë prej tre muajve nga Federata e Futbollit të Italisë javën e kaluar që më vonë u bë e ndërkombëtare nga Komisioni Disiplinor i FIFA-së.
“Arsenali është i interesuar me të vërtetë për nënshkrimin me Kostas Manolas, i cili pritet të kushtoj 36 milionë euro (klauzola për ndërprerje të marrëveshjes) nga Roma”, shkruan Schira në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
“Kontaktet janë duke vazhduar ndërmjet ‘Topçinjve’ dhe agjentit të tij Mino Raiolan”./arbresh.info/
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...