Arsenali në bisedime me mesfushorin Andre Gomes

17:28 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Arsenali është i mbyllur në bisedime me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Reprezentuesi i Portugalisë është në shitje te Barcelona pas dy viteve të vështira qysh pas arritjes nga Valencia, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘AS’ raporton që Arsenali është i interesuar për të nënshkruar me të.

Gomes vlerësohet si një lojtar që nuk është pjesë e kërkesave të klubit në Camp Nou.

Ai është duke ngjallur interesim te klubit në Itali, por Arsenali është pas shërbimeve të tij gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme