Arsenali mund të bëjë disa largime në afatin kalimtar të janarit, ndërsa në krye të listës është Granit Xhaka.
Topçinjtë nuk e kanë nisur mirë sezonin në Ligën Premier, ndërsa në Ligën e Evropës kanë shkëlqyer duke i marr gjashtë fitore në gjashtë ndeshjes.
Eurosport shkruan se janë disa lojtarë që pritet të largohen nga klubi, ku n mesin e tyre flitet edhe për emra si Mesut Ozil, Granit Xhaka dhe William Saliba.
Ozil mund të largohet për në SHBA, ku DC United, shihet s favorit, por nuk mungon as emri i Fenerbahces si destinacion i mundshëm.
Ëilliam Saliba nuk luan pothuajse asnjëherë dhe trajneri beson shumë pak në të, ku largimi i tij duket punë e kryer.
Një emër më befasues që përmendet për largim është Granit Xhaka.
Sipas Eurosport, ofertat serioze për të do të merren parasysh nga klubi, pasi lojtari nuk po arrin të jap më të mirën e tij.
Tre mbrojtës që do të largohen në verë janë David Luiz, Shkodran Mustafi dhe Sokratis Papastathopoulos, kontrata e të cilëve përfundojnë.
Në dilemë është një tjetër emër i madh si Alexandre Lacazette, i cili tani po futet në 18 muajt e fundit të kontratës së tij. Arsenali ka filluar të marrë në konsideratë largimin e tij, pasi Lacazette mbush 30 vjeç në fund të sezonit. /Telegrafi/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare