Arsenali ka pësuar një disfatë tronditëse pasditen e sotme (e diele) në shtëpi nga Crystal Palace.
“Topçinjtë” u mposhtën në takimin si nikoqir në Emirates me rezultat 2 me 3 duke humbur kështu rastin për të siguruar pozitën e tretë në tabelë, shkruan portali arbresh.info.
Christian Benteke zhbllokoi shifrat në minutën e 17′ duke dërguar në avantazh mysafirët, por shifrat u barazuan nga superylli Mesut Ozil me një gol të bukur nga afërsia qysh në fillim të fraksionit të dytë të ndeshjes.
Mirëpo, Wilfried Zaha ktheu sërish epërsinë e skuadrës së tij pas një gabimi të tmerrshëm në mbrojtja nga Shkodran Mustafi para se James McArthur të realizonte me kokë për 1 me 3 në minutën e 69′.
Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang ngushtoi shifrat për 2 me 3 në minutën e 77′, por pavarësisht presionit të madh dhe dominimit skuadra e Unai Emery nuk arriti të gjejë golin e barazimit.
Arsenali vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt me 66 pikë, një më pak se Tottenhami në pozitën e tretë, ndërsa Crystal Palace qëndron në pozitën e 12 me 42 pikë.
Në mungesë të Granit Xhakës, kjo është disfata e dytë e Arsenalit brenda këtij muaji pas asaj me rezultat minimal 1 me 0 kundër Evertonit./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...