Google ADS

Arsenali mposht Chelsea

18:13 | 16 Mars 2025
E.H

Arsenal ka marrë fitore në derbin londinez ndaj Chelsea, duke triumfuar minimalisht 1-0 dhe duke i dhënë fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore në Premier League.

Ndërkohë, për “Blutë” kjo humbje shton krizën në ndeshjet si mysafir, ku tani kanë shtatë takime radhazi pa fitore.

Skuadra e Mikel Arteta e ka nisur më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme që në minutat e para me Leandro Trossard dhe Gabriel Martinellin.

Arsenal e ka dominuar pjesën e parë dhe ka shfrytëzuar hapësirat në krahun e djathtë, ku Timber ka krijuar panik në mbrojtjen e Chelsea me një harkim të rrezikshëm. Pikërisht nga ai krah ka ardhur edhe goli i vetëm i sfidës, kur Martin Odegaard ka ekzekutuar një goditje nga këndi dhe Mikel Merino ka shënuar me kokë, duke befasuar portierin Robert Sanchez.

Chelsea ka tentuar kthimin dhe ishte pranë barazimit në një moment kur Marc Cucurella ka goditur me volej, por topi ka kaluar nëpër duart e David Rayas dhe për pak ka përfunduar në rrjetë.

Pavarësisht presionit të mysafirëve, Arsenal e ka ruajtur epërsinë deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Chelsea ka arritur ta ruante ritmin e mirë me të cilin e ka mbyllur fraksionin e parë. Në mungesë të yllit të ekipit, Cole Palmer, miqtë nuk kanë krijuar shumë raste, ndërsa Sanchez ka bërë një pritje vendimtare për të mohuar golin e dytë të Merinos.

Përpjekjet e vonshme të Chelsea për të barazuar nuk kanë dhënë rezultat, me Arsenalin që e ka mbajtur fort avantazhin dhe ka siguruar tri pikë të arta.

Kjo fitore e çon Arsenalin në kuotën e dhjetë pikëve mbi Manchester City e vendit të pestë, duke forcuar pozitat në garën për një vend në Champions League. Ndërkohë, Chelsea mbetet në vendin e katërt, një pikë mbi City./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm