Arsenali merr një lajm të mirë para sfidës ndaj Liverpoolit

19:10 | 20 Janar 2022
Arditë Shkodra

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është kthyer në Angli dhe shpreson të jetë gati për të luajtur kundër Burnley të dielën.

Partey ka qenë i larguar në Kupën e Kombeve të Afrikës, por është rikthyer herët pasi Gana nuk arriti të arrinte në fazën eliminatore në Kamerun.

Mesfushori që atëherë është kthyer në Angli, duke mbërritur në Londër të enjten dhe shpreson të luajë në ndeshjen e Premierligës në shtëpi kundër Burnley këtë fundjavë.

Ka pasur spekulime se 28-vjeçari mund të kthehet me nxitim për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës Carabao kundër Liverpool të së enjtes, por ky nuk është plani.

Mikel Arteta do të jetë i kënaqur që të rikthehet Partey pasi Arsenali kohët e fundit po lufton për mesfushorë, me Granit Xhakën të pezulluar për ndeshjen e së dielës dhe Mohamed Elneny ende në Kupën e Afrikës me Egjiptin.

“Ishte një zhgënjim i madh për Thomas padyshim sepse ai po përfaqësonte vendin e tij dhe në këtë periudhë ai kishte synime të mëdha drejt garës”, tha Arteta për kthimin e Partey të mërkurën.

“Ai është jashtë tani, kështu që ai do të jetë plotësisht i fokusuar dhe i përfshirë me Arsenalin sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi tekniku spanjoll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme