Skuadra angleze, Arsenal është rikthyer kah objektivi i vjetër, William Carvalho.
Mesfushori portugez është lidhur me Arsenalin edhe në dy vitet e fundit, por në fund Sporting nuk pranoi largimin e lojtarit.
Tani ‘Topçinjtë’ kanë bërë gati një ofertë të re për transferimin e reprezentuesit portugez në Londër.
35 milionë funte është oferta e skuadrës londineze në drejtim të Sportingut për transferimin e Carvalhos.
25-vjeçari ka një kontratë me klubin portugez deri në qershor të vitit 2020.
Mediat angleze kanë raportuar se oferta e Arsenalit do të refuzohet, pasi Sporting kërkojnë së paku 40 milionë funte për ta lënë të lirë yllin e tyre.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...