Arsenali mësohet të ketë shtruar një ofertë zyrtare prej 5 milionë funtash për blerjen e talentit të ri brazilian Gabriel Martinelli nga Ituano.
17-vjeçari ka qenë një lojtar i shumëvlerësuar në vendin e tij dhe ka arritur të bëjë 31 paraqitje brenda dy sezoneve te Ituano, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Fox Sports Brasil, “Topçinjtë” janë të vendosur për të mposhtur klubet si Manchester United dhe Barcelona për nënshkrimin e talentit të ri dhe ata tashmë kanë bërë edhe një ofertë zyrtare prej 5 milionë funtash për të nënshkruar me të.
Thuhet gjithashtu se Ituano do të marr kohë për të shikuar ofertën duke marrë parasysh se ata kanë pranuar një pako më të mirë nga United, ku lojtari edhe ka qenë në prova tashmë.
Pavarësisht kësaj, çdo marrëveshje me ndonjë klub anglez do të varet nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që talenti thuhet se ka aplikuar për një pasaportë italiane.
Dy klubet nga Championshipi, Leeds United dhe Middlesbrough janë përfolur gjithashtu për transferimin e sulmuesit të ri, megjithëse shanset e tyre për të nënshkruar varen nga promovimi në kampionatin kryesor./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...