Arsenali ka dështuar në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Gazeta spanjolle SPORT pretendon se Arsenali ka reaguar duke kërkuar shërbimet e reprezentuesit të Francës pas vendimit për shitjen e Laurent Koscielnyt te Bordeauxi, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë zyrtare prej 58 milionë euro për Umtitin këtë verë.
Megjithatë, mbrojtësi ka informuar menaxhmentin e Barcelonës se nuk ishte i interesuar për transferimin pavarësisht se ka humbur statusin sezonin e kaluar si lojtar startues.
Umtiti ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Miami për turneun parasezonal të Barcelonës derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbylljen e merkatos së transferimeve në Angli./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...