“Topçinjtë” kanë regjistruar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) një fitore të thellë si nikoqir.
Arsenali ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1 skuadrën e AFC Bournemouth më takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 28-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mesut Ozil me një gol të bukur shënoi herët për 1 me 0 (4′) para se të asistonte për 2 me 0 vetëm disa minuta më vonë në golin nga Henrikh Mkhitaryan.
Mysafirët arritën të ngushtojnë shifrat duke shënuar për 2 me 1 pas një gabimi nga talenti i ri Mateo Guenduzi në mbrojtje dhe Lys Mousset shënon për 2 me 1.
Pjesa e parë në stadiumin Emirates u mbyllë me këtë rezultat.
Ne të filluar fraksioni tjetër i ndeshjes, Mkhitaryan asistoi në golin për 3 me 1 nga Koscielny në minutën e 47′ dhe në golin tjetër për 4 me 1 nga Aubameyang (59′).
Sulmuesi Alexandre Lacazzete shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për 5 me 1 pak minuta pas inkuadrimit në fushë.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ndeshje nga trajneri Unai Emery.
Me tri pikë në duar, Arsenali përforcon pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë, një më shumë se Manchester United në pozitën e pestë, ndërsa Bournemouthi qëndron në pozitën e 12-të me vetëm 34 pikë./arbresh.info/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...