Arsenali ka siguruar një fitore mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e enjte) duke bërë një hap të madh drejtë gjysmëfinales.
“Topçinjtë” mposhtën me rezultat 2 me 0 në Emirates skuadrën e Napolit në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Aaron Ramsey, i cili verës do t’i bashkohet Juventusit, ka vërtetuar se mungesa e tij do të jetë e madhe për gjigantin anglez duke shënuar një gol të bukur pas disa kombinimeve të mrekullueshme nga bashkëlojtarët e tij.
Vetëm dhjetë minuta pas golit të epërsisë (14′), Lucas Torreira i shkaktoi një presion të madh mbrojtjes së mysafirëve duke rrëmbyer topin për të shënuar më pas për 2 me 0. Mirëpo, goditja e tij u devijua mbrojtësi Koulibaly dhe më pas u numërua si një autogol.
I vetmi shqiptar në fushë në këtë ndeshje ishte Elseid Hysaj që nisi takimin nga minuta e parë ndërkohë që Xhaka mungoi për shkak të lëndimit ndërsa Shkodran Mustafi nuk u inkuadrua për asnjë minutë të vetëm.
Me këtë fitore, skuadra e Unai Emery ka bërë një hap të madh drejtë gjysmëfinales së këtij turneu por fillimisht duhet t’i shmanget ndonjë befasie në takimin tjetër në Itali javën e ardhshme./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...