Gabriel Martinelli do të humbasë ndeshjen e nesërme (e martë) ndaj Portos për shkak të lëndimit që ka pësuar ndaj Sheffield Unitedit në Ligën Premier, ka raportuar The Athletic.
Braziliani shënoi në minutën e 15-të të pjesës së parë ndaj Sheffieldit, por u desh që të zëvendësohej në minutën e 64-të për t’ia liruar vendin Gabriel Jesusit për shkak të lëndimit.
22-vjeçari nuk ishte pjesë e stërvitjes që u mbajt sot (e hënë) dhe duket se mungesa e tij në këtë takim është diçka e pashmangshme.
Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për ekipin e Mikel Artetës të cilët do të duhet të synojnë rikthimin e rezultatit pa sulmuesin i cili ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë sezon.
Martinelli gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e Brazilit për miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës më vonë gjatë këtij muaji, por pjesëmarrja e tij aty tani është në dyshim të madh.
Rikthimi i brazilianit pritet të jetë në duelin ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës Premier që do të zhvillohet pas pauzës me kombëtare./Telegrafi/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person