Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong beson se Arsene Wenger duhet të kthehet si menaxher i klubit nëse Mikel Arteta shkarkohet.
Topçinjtë kanë pasur një fillim të dobët të sezonit nën Arteta dhe aktualisht qëndrojnë të 15-të në tabelën e Premier League, vetëm katër pikë larg treve të fundit.
Hierarkia e klubit ka insistuar publikisht se ata do të mbështesin Arteta dhe Frimpong shpreson që Spanjolli të jetë një sukses.
Sidoqoftë, nëse gjërat nuk arrijnë të përmirësohen, Frimpong beson se Wenger do të ishte menaxheri perfekt për të zëvendësuar Arteta.
Ai i tha: “Shpresoj të funksionojë me Mikel, por unë do ta merrja Arsenein për shkak të përvojës së tij./Arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...