Arsenali është i vendosur për të liruar nga klubi muajin e ardhshëm një numër të madh lojtarësh të skuadrës rezervë.
Mesfushori grek, Savvas Mourgos, mbrojtësi qipriot Kostas Pileas, mesfushori finlandez Glen Kamara dhe mbrojtësi suedez Kristopher Da Gracia do të largohet nga klubi menjëherë pasi kontratat e tyre të skadojnë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Parashikimi befasues i David Moyes për të ardhmen e Adnan Januzajt në Man Utd
Savvas Mourgos i është thënë tashmë se marrëveshja e tij nuk do të rinovohet. 19-vjeçari, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në prill të vitit 2016, së fundmi ishte në detyrën me finalistin e play-offit të Championship-it, Reading.
Pileas, i cili ka bërë pesë paraqitje në nivelin e dytë të Premierë Ligës këtë sezon, mund të luaj si mbrojtës qendror ose si mbrojtës i krahut të djathtë.
Lexo edhe: Jose Mourinho luan me 10 fëmijë kundër Crystal Palaces
21-vjeçari Kamara ka bërë vetëm një paraqitje te skuadra kryesore e Arsenalit. Ai u rikthye nga një sezon dëshpërues në formë huazimi te skuadra në ligën e dytë, Colchester, në fillim të këtij sezoni.
Reprezentuesi i të rinjve në Suedi, Da Gardia iu bashkua Arsenalit në vitin 2010 nga Hisingsbacka. 19-vjeçari ka bërë vetëm 13 paraqitje në nivelin e dytë të Premierë Ligës këtë vit./arbresh.info
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...