Arsenali duket i vendosur për të prezantuar përforcimin e dytë për këtë merkato të transferimeve.
“Topçinjtë”, të cilët është pritur të jenë mjaftë të zënë duke bërë përforcime në skuadër pas përfundimit sezonin e kaluar në vendin e pestë në Premierë Ligë, deri tani kanë arritur të sjellin vetëm një lojtar në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte braziliani i talentuar Gabriel Martinelli që u transferua nga Ituano.
Po, anësorit pritet t’i bashkohet në stadiumin “Emirates” edhe një tjetër adoleshent.
Siç raportojnë mediat në Angli, skuadra londineze ka arritur një marrëveshje tani me skuadrën e Saint-Etiennes për nënshkrimin me mbrojtësin mjaftë premtues William Saliba.
Tarifa është 27 milionë funta dhe 18 vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të finalizohet marrëveshje.
Bazuar në raportet e mëparshme, Saliba nuk do të luaj për “Topçinjtë” sezonin e ardhshëm.
Ai do të qëndrojë në Francë te skuadra në Liga për të vazhduar edhe për një vit zhvillimin./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre