Arsenali ka kontaktuar me përfaqësuesit e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho për një transferim të mundshëm gjatë verës.
Organizatori brazilian është duke shkëlqyer gjatë kësaj gjysme të dytë të sezonit si huazim te anglezët e Aston Villas.
Coutinho që nga huazimi i tij nga Barcelona, ka luajtur në 10 ndeshje në Ligën Premier, duke shënuar katër gola dhe dhuruar tri asistime.
Aston Villa thuhet se mund ta sigurojë atë përgjithmonë gjatë verës, pasi kanë mundësi blerje prej 33 milionë funtesh apo rreth 40 milionë eurosh.
Megjithatë, ekipi që drejtohet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të has në një konkurrencë të vështirë për transferimin e 29-vjeçarit.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Arsenali po mendon të përfitojë nga situata dhe forma e mirë për të nënshkruar me Coutinhon në verë.
Ylli brazilian gjithmonë ka bërë përshtypje të mira në Ligën Premier, pasi ka qenë gjithmonë ndër lojtarët më të mirë të kampionatit, gjatë kohës së tij te Reds. /Telegrafi/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...