Google ADS

“Arsenali kishte marrëveshje me Billingham, ai u largua nga ta papritur”

22:50 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Ish kapiteni legjendar i klubit nga Londra Veriore, Tony Adam, ka thënë se 17 vjeçari që tani luan për Anglinë, ishte drejt nënshkrimit me skuadrën nga Emirates Stadium.

Arsenal kishte një marrëveshje të përfunduar me Jude Bellingham në një pikë, thotë Tony Adams, por “tranzicioni” dhe prapaskenat në klub bën që talenti të largohet për në një skuadër tjetër.

Derisa ai luante në skuadrën seniore në Birmingham më 2019, londinezët kishin intensifikuar kontaktet me të.

Megjithatë në fund, 17 vjeçari, i cili është ftuar nga Gareth Southgate për Anglinë, nënshkroi për gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund.

“Mendoj se ai na iku nga dora gjatë tranzicionit të shefit të skautëve në Arsenal”, tha ish kapiteni i Arsenalit për Sky Sports.

“Ai ishte përcjellur nga ne shumë herët, jo nga unë por nga skuadra e rekrutimit të talenteve në Arsenal. Shefi i skautëve dëshironte ta transferonte atë sepse e shihte si një lojtar tepër premtues për të ardhmen”.

“Drejtori i ri sportiv, Edu erdhi nga Brazili dhe ai nuk kishte ndonjë përvojë europiane apo përvojë britanike dhe mendoj që ai u largua si pasojë e tranzicionit në klubin tonë”.

“Fatkeqësisht shefi i skautave para tij kishte bërë një marrëveshje por që ne nuk e rishikuam. Ai është një talent i madh por fatkeqësisht nuk i është bashkuar klubit të duhur”.

Pa Bellingham, Arsenali shikoi për opsione të tjera ku investoi 45 milionë funta në mesfushë për Thomas Partey. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme