Arsenali është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mesfushorin e padëshiruar të Barcelonës, Andre Gomes.
24-vjeçari ka dështuar për të impresionuar në Camp Nou gjatë dy sezoneve të tij dhe ‘ESPN’ raporton që trajneri i ri i “Topçinjve”, Unai Emery, është duke kërkuar transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar, ‘Mundo Deportivo’ raportoi se “Blaugranët” janë të hapur për largimin e tij për një tarifë më të vogël prej 22 milionë euro edhe pse shpenzuan 55 milionë në transferimin e tij nga ‘Los Che’ në verën e vitit 2016.
Ish lojtari i Benficas ka pranuar se “është duke kaluar në një periudhë të tmerrshme” në klub për shkak të performancave të dobëta.
‘Diario Sport’ ka raportuar gjithashtu rikthimi si një i huazuar te Valencia është i mundshëm, por Barcelona preferon të shes atë te një klub jo spanjoll.
Sezonin e kaluar, Gomes ka bërë gjashtë paraqitje në La Liga dhe nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës së Portugalisë në Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?