Arsenali shpreson për të siguruar shërbimet e anësorit Malcom nga Barcelona për një sezon në formë huazimi.
“Topçinjtë” nuk pritet të shtojnë ndonjë yll kualitativ në formë të përhershme te skuadra e tij për shkak të buxhetit të kufizuar me të cilin trajneri Unai Emery është duke punuar, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona thuhet t’i ketë ofruar Arsenalit anësorin brazilian si një alternativ të zgjedhjes së tyre të parë për linjën frontale – Wilfried Zahan, por Arsenali nuk është në gjendje për të përballuar marrëveshjen.
Gazeta spanjolle Sport sugjeron se Arsenali ka kërkuar nga Barcelona rreth mundësisë për huazimin e tij, por kjo nuk besohet të rezultojë e suksesshme për shkak se kampioni në La Liga dëshiron të heq dorë nga Malcom plotësisht.
Malcom ende besohet se vlen mbi 30 milionë funta pavarësisht se nuk ka qenë vazhdimisht pjesë e linjës startuese në Camp Nou qysh pas arritjes së tij për 40 milionë euro nga Bordeauxi verën e kaluar./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...