Arsenali kërkon ofertë tjetër nga Roma për Xhakën

16:10 | 20 Qershor 2021
KRG

Granit Xhaka pritet të transferohet tek Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Kosovari  ka pranuar se dëshiron të largohet nga Arsenali  drejt gjigantit italian Roma.

Jose Mourinho është duke e kërkuar Xhakën me ngulm, andaj kosovari  ka shprehur interesim për të luajtur në drejtimin e portugezit.

Roma ka dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të Arsenalit, por ato janë refuzuar.

Fillimisht oferta e parë ka qenë me shumë 13 milionë euro, pastaj 15 milionë euro, por të dyja ishin refuzuar.

Tani oferta drejtuar londinezëve është 20 milionë euro.

Dy klubet janë në negociata dhe marrëveshja pritet  të ndodhë para muajit korrik.

Ndryshe, kosovarin është duke e pritur një kontratë katër vjeçare me një pagë vjetore rreth tre milionë euro në sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme