Klubi anglez, Arsenali është në bisedime me Barcelonën për sulmuesin Memphis Depay, ndërsa ka kërkuar ta dijë çmimin e tij.
Topçinjtë janë lidhur me sulmuesin holandezin në javët e fundit, pasi Depay pritet të largohet nga Camp Nou gjatë verës.
Sipas mediumit spanjoll ABC, Arsenali i është drejtuar Barçës këtë javë për të diskutuar një tarifë për Depayn.
Depay u bashkua me Barçën verën e kaluar nga Olympique Lyon dhe nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.
Megjithatë, ai pritet të largohet nga Barcelona këtë verë pasi ka dështuar ta bind trajnerin Xavi Hernandez, i cili beson më shumë tek sulmuesit tjerë.
Qasja fillestare e Arsenalit përfshinte kërkesën nga Barça që të tregonte çmimin fillestar për Depay.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...