Arsenali janë duke marrë në konsideratë një ofertë huazimi për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, shkruajnë mediat
Liderët e Premier Ligës janë duke shikuar për ta forcuar skuadrën e tyre gjatë këtij afati kalimtar të janarit duke u forcuar dhe ta mposhtin në garë për titull skuadrën e Manchester City këtë sezon.
Arsenali tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Leandro Trossard nga Brighton në një marrëveshje prej 26 milionë funte këtë javë dhe janë afër për ta zyrtarizuar edhe mbrojtësin Jakub Kiwior nga ekipi Spezia i Serie A për 20 milionë funte.
Mirëpo, Topçinjtë pritet që të bëjnë edhe një lëvizje të madhe sipas Standard Sport pasi që ata janë interesuar për mesfushorin francez që ta sjellin atë në Londrën Veriore për pjesën tjetër të sezonit. Camavinga (20), është paraqitur 16 herë në La Liga këtë sezon, por ish ylli i Rennes nuk është titullar i rregull në formacionin e parë, ku ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje.
Skuadra e Artetës shpreson që të jetë në krye të Premier Ligës kur ata do të luajnë në Manchester United që po ashtu janë në formë të mirë dhe nuk dinë për humbje në 10 ndeshjet e fundit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit